Nga konferenca e sigurisë së energjisë elektrike: Vendet në Ballkan do të vazhdojnë të përdorin thëngjillin
Ministrat e Energjisë, Ekonomisë dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Bullgarisë, Hungarisë, Malit të Zi, Rumanisë, Republika Srpska (pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës) dhe Serbisë, i janë përkushtuar sërish bashkëpunimit rajonal për energji elektrike, duke qenë se energjia nuk njeh kufi.
Sipas ministrave pjesëmarrës në Samitin e Sigurisë së Energjisë Elektrike në Rajon, të mbajtur në Beograd, thëngjilli do të vazhdojë të ketë rol madhor në sigurimin e furnizimit me energji elektrike deri sa rajonin e presin disa projekte nukleare dhe tjera me burim gazin natyror, raporton Balkan Green Energy News.
“Ne kemi të drejtë të përdorim dhe të zgjedhim burimet tona të energjisë elektrike”, kishte deklaruar Alensandar Antiq, ministri i Energjisë dhe Minierave në Serbi, gjatë konferencës.
Tutje, ai ka vazhduar të insistojë se secili shtet ka të drejtë të përcaktojë burimet e veta të energjisë, për të siguruar furnizimin me energji elektrike.
Antiq deklaroi se vendi i tij përkrahë tranzicionin e energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike, por mbi të gjitha, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.
“Edhe vendet më të zhvilluara vazhdojnë të përdorin thëngjillin. Serbisë i nevojiten politika të përgjegjshme mbi qymyrin si dhe insentiva të mëdha për të jetësuar burime të ripërtrishme të energjisë”, tha Antic gjatë konferencës.
Ndryshe, në strategjinë e saj energjetike Serbia ka paralajmëruar projekte të thëngjillit me kapacitet të përgjithshëm prej 2,500 megavatësh.
Mediet kanë paralajmëruar se Serbia me ndihmën e Kinës dhe Rusisë, synon pozitën e liderit energjetik në rajon, duke planifikuar më shumë se 2,500 megavat projekte të reja nga qymyri në strategjinë e saj energjetike, si dhe katër projekte tjera nga gasi, raporton Bankwatch.
Gjatë Samitit të fundit të energjisë ku Kosova nuk po merr pjesë, ministrja e Energjisë në Bullgari, Temenuzhka Petkova, theksoi se rajoni do të ballafaqohet me mungesë të prodhimit të energjisë elektrike, si pasojë e tranzicionit të energjisë, andaj shteti i saj po planifikon ndërtimin e edhe të një termocentrali nuklear.
Edhe ministri i Energjisë në Republika Srpska, Petar Djokiq, deklaroi se reformat dhe tranzicioni i shpejtë, ka filluar të shkaktojë probleme të mëdha në furnizim me energji elektrike.
Republika Srpska do të vazhdojë procesin e dekarbonizimit, por “edhe vendet më të zhvilluara kanë arritur këtë zhvillim duke përdorur thëngjillin”, shtoi ministri i Energjisë në këtë republikë, që është pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës, vendi që ka planifikuar projekte thëngjilli me kapacitet të përgjithshëm mbi 2,450 megavat.
“Një tranzicion i shpejtë i sektorit të energjisë mund të shkaktojë probleme serioze ekonomike dhe shoqërore andaj, të gjithë duhet të bindim partnerët në BE të kuptojnë pozicionin e saj në këtë sektor”, shtoi tutje ministri Djokiq.
Artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën