LAJMI I FUNDIT:

Nga India, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në Shqipëri

Nga India, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në Shqipëri

Nga India, Nepali, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në Shqipëri.

Të pakualifikuar, shpesh edhe të keqpaguar, por kjo nuk i pengon të lidhin kontrata dhe jetën në Shqipëri.


Indiani Admir Bujlar ka 2 muaj që punon në Lezhë. Ai pastron metalet në një kompani që prodhon kova për ekskavatorë që shiten në Itali.

Është punëtor i pakualifikuar dhe paguhet pak.

“Këtu paguhem 12 dollarë në ditë. këtu është më mirë, punë më e mirë. Kompania është marrë me gjithçka”, thotë ai.

Në këtë kompani ka disa indianë. Ata kanë leje qëndrimi për të punuar, kanë kontrata të rregullta pune dhe janë të siguruar. Të tjerë priten do të vijnë.

“Presim që të vijë dhe një grup tjetër, janë 5 persona, jo vetëm punëtorë të thjeshtë por dhe profesionistë saldator. Janë njerëz që duan të punojnë dhe janë të gatshëm ti përgjigjen këtij profili pune”, shprehet Alfred Çupi, drejtues teknik.

Vitet e fundit, në Shqipëri kanë filluar të vijnë punëtorë të pakualifikuar nga jashtë. Në mars të 2021, të deklaruar për punësim ishin 8,573 individë.

Ligji i ri, u lehtëson të huajve pajisjen me leje pune. Me dhjetëra biznese kanë filluar të marrin punonjës nga India, Nepali, Bangladeshi dhe Pakistani.

Ndonëse kjo gjë ka ngjallur debate në publik, emigrantët janë të kënaqur. Disa po mendojnë të marrin dhe familjet e tyre në Shqipëri.

“E kam në plan të marr familjen këtu. Këtu është një vend i bukur, ka plazhe shumë të bukura, Durrësi shumë plazh i madh, njerëzit janë shumë të sjellshëm, nuk kam pasur probleme”, tha indiani Bujlar.