LAJMI I FUNDIT:

Nga festa në festë, futbollisti i Kombëtares së Italisë Marco Verratti martohet pak ditë pas fitores në Euro 2020

Nga festa në festë, futbollisti i Kombëtares së Italisë Marco Verratti martohet pak ditë pas fitores në Euro 2020

Festimet duket se nuk po ndalojnë për futbollistin italian Marco Verratti, pasi ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë të enjten me modelen bukuroshe Jessica Aidi – vetëm disa ditë pasi Kombëtarja e Italisë mundi Anglinë në Euro 2020.

Verratti dhe bukuroshja brune u martuan në një ceremoni luksoze në Paris, të rrethuar nga familja dhe miqtë e tyre, me nusen që veshi një kostum të guximshëm për ditën e rëndësishme të saj.

Jessica kishte veshur një kostum të bardhë me material rrjeteve dhe e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan prej ari dhe sandale të bardha, shkruan DailyMail.

29-vjeçarja u pa për herë të parë me babanë e dy fëmijëve, Verratti, 28 vjeç, në Grand Prix të Monakos në vitin 2019, vetëm disa muaj pasi futbollisti i PSG-së njoftoi divorcin e tij nga gruaja Laura Zazzara.

Të enjten, çifti dukeshin mishërimi i magjepsjes ndërsa u larguan nga ceremonia e martesës dorë për dore, që besohet se ishin së bashku me dy fëmijët e Verrattit, Tomasso dhe Andrea.

Futbollisti dukej bukur dhe elegant me një kostum të zi, kombinuar me një kravatë të përkryer dhe këmishë të bardhë, ndërsa fëmijët e tij ishin kombinuar gjithashtu me dukjen e babait.

Duke treguar dashurinë mes tyre, çifti dhuruan një puthje të ëmbël në shkallët e ndërtesës së Parisit përpara se të pozonin për fotografi së bashku.

Jessica mbajti një buqetë të gjallë me lule, duke shfaqur trëndafila me ngjyrë portokalli dhe të bardhë.

Çifti u deklaruan për herë të parë publikisht në tetor të vitit 2019, kur ata u ulën së bashku në rreshtin e parë gjatë një shfaqje të modës në Javën e Modës në Paris.

Futbollisti, i cili ka dy fëmijë nga marrëdhënia e tij e mëparshme, i propozoi të dashurës së tij në fillim të vitit.

Verratti luajti në një pozicion në mesfushë gjatë ndeshjes të së dielës, e cila u kurorëzua me një fitore të Italisë kundër Anglisë. Futbollisti iu bashkua PSG-së në moshën 19 vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori