Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Big Basta: Kushdo që të fitojë të bëjë më të mirën për shqiptarët

Big Basta ka lënë për pak çaste ambientet e Ferma VIP për të votuar me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
I njëjti është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP e deri në shkollën “Fan Noli”, aty ku edhe votoi.
Si asnjëherë më parë në një spektakël në Shqipëri, ndodh që një garues të votojë live për zgjedhjet politike në vend.

Pas votimit, artisti i njohur shqiptar ka dhënë dhe një mesazh për qytetarët dhe fansat e tij.
“Emocionet janë mikse. Mendoj që e prisja që do të votoja, pavarësisht se jemi pjesë e Ferma VIP. Ndihem i plotësuar”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Uroj që kushdo që të votojë të bëjë maksimumin për Shqipërinë dhe shqiptarët“.
Veç tij, kanë votuar edhe fermerët e tjerë të cilët kanë të drejtë vote në Shqipëri. /Telegrafi/




























































