LAJMI I FUNDIT:

Nga e enjtja FSK-ja mund të zbarkojë kudo në botë, me më shumë kompetenca

Nga e enjtja FSK-ja mund të zbarkojë kudo në botë, me më shumë kompetenca

Kufiri mes Rusisë e Ukrainës është i mbushur me ushtarakë. Këtyre forcave mund t’u bashkohet edhe Kosova, qysh nga kjo e enjte.

Në fakt, nga 13 janari, Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë edhe kudo tjetër që ka nevojë me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit.


Sipas dokumentit në fjalë, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues apo ftesë, qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë. Gjithnjë edhe me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Është qeveria ajo që propozon secilin mision e kuvendi ai që vendos. Vulën finale megjithatë e jep komandanti suprem, në këtë rast presidentja.

Gjithë këto institucione ka muaj që mbështesin idenë se FSK-ja është e gatshme për çkado.

Por nuk është se FSK-ja është ende në nivelin më të mirë për t’u ndihmuar shteteve qe janë në luftë, në aspektin e kapaciteteve ushtarake.

“Me kapacitete luftarake akoma jemi herët për me marrë pjesë, për arsye se kapacitetet luftarake akoma nuk i kemi të zhvilluara sa duhet, por me oficerët shtaborë ka kapacitet të shkojë me cilindo shtet të NATO-së” , thotë Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së, njofton klankosova.

Ushtria e Kosovës, sipas tij, mund të ofrojë ndihmë tejet të madhe në fusha tjera, si logjistike e medicinale.

Kurdo që kjo ngjan, gjithë aktiviteti i ushtarëve të Kosovës jashtë vendit financohet nga buxheti i Kosovës. Por këtë mund ta kryejë edhe organizata që e fton FSK-në në mision!

FSK-ja deri tashti ka marrë pjesë në vetëm një mision paqeruajtës, në Kuvajt, krah Gardës Kombëtare të Iowas.

Por zbarkimet tjera humanitare i ka të shumta.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori