LAJMI I FUNDIT:

Nga 30 të helmuarit në Malishevë, 10 prej tyre me simptoma të rënda – po trajtohen në QKUK

Nga 30 të helmuarit në Malishevë, 10 prej tyre me simptoma të rënda – po trajtohen në QKUK

Rreth 30 persona janë helmuar në Malishevë pasditen e së premtes derisa të njëjtët dyshohet se kanë konsumuar ushqim në një lokal që shërben ushqime të shpejta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se fillimisht personat që kishin konsumuar ushqim kishin kërkuar ndihmë në QKMF-në e Malishevës ku janë konstatuar dyshimet e forta se bëhet fjalë për helmim.


“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta”.

Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë””.

Elezaj shton se rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

Helmohen me ushqim mbi 30 persona në Malishevë, disa prej tyre janë dërguar në QKUK
Lexo po ashtu Helmohen me ushqim mbi 30 persona në Malishevë, disa prej tyre janë dërguar në QKUK

Derisa drejtori për shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, për telegrafin ka thënë se 10 prej të helmuarve kanë simptoma të rënda dhe për trajtim janë dërguar në QKUK-Prishtinë.

“10 persona pas simptomave të rënda të helmimit janë dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në QKUK. Gjendja e disave prej tyre është e rëndë, por mjekja na ka thënë se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Berisha për Telegrafin.

“Janë edhe një ose dy raste që momentalisht po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Malishevës dhe gjendja e tyre është stabile, derisa disa të tjerë janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha tutje ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori