LAJMI I FUNDIT:

Nga 108 kontrata, 46 të bartura këtë vit

Nga 108 kontrata, 46 të bartura këtë vit

Të filluara në gusht të vitit të kaluar, dy projektet për rregullimin e rrugës dhe të trotuareve në rrugën “Garibaldi” dhe “Perandori Justinian” në Prishtinë kanë mbetur ende të papërfunduara, shkruan sot Koha Ditore.

Këto dy projekte kanë qenë të parapara që të përfundonin brenda 90 ditëve, por, sipas komunarëve, për shkak të kushteve klimatike punimet janë shtyrë. Opozita në kryeqytet po e fajëson Komunën e Prishtinës për dinamikë jo të kënaqshme në projektet infrastrukturore dhe për mungesë të mbikëqyrjes. Por, zyrtarët komunalë thonë se punimet janë ndërprerë për shkak të sezonit të dimër dhe nuk kanë mundur të fillojnë me kohë shkaku i reshjeve.


Këto dy projekte janë në mesin e 46 kontratave që Komuna e Prishtinës i ka bartur nga viti i kaluar në këtë vit, nga 108 sa ka pasur gjithsej. /Telegrafi/