LAJMI I FUNDIT:

Nga një shkurti Enti Shtetëror i Revizionit do t’i kontrollojë pagesat në PSP-së

Nga një shkurti Enti Shtetëror i Revizionit do t’i kontrollojë pagesat në PSP-së

Nga 1 shkurti, Enti Shtetëror i Revizionit do të kontrollojë se si janë paguar kompensimet e larta në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) tashmë të shuar. Sipas informacioneve nga Enti, nuk do të kryhet kontroll i plotë financiar, por vetëm baza e vendimit që prokurorët dhe punonjësit e tjerë, përveç pagave, të marrin shtesa prej mijëra eurosh. Revizioni në PSP është planifikuar në planin zyrtar të revizorëve për këtë vit.

Por, përveç revizorëve, procedurë parahetimore për parregullsitë e mundshme gjatë dhënies së shtesave ka ngritur edhe Prokuroria. Për shkak të fshehtësisë së procedurave, nuk u zbuluan detaje nëse ish shefja e PSP-së Katica Janeva dhe prokurorët e tjerë special janë thirrur për të dëshmuar për shtesat e larta.


“Lënda për të cilën interesoheni është në procedurë parahetimore. Mblidhen provat e nevojshme materiale, analiza e të cilave do të ndihmojë në përcaktimin e mënyrës së pagesës së shtesave dhe shumës, si dhe për të sqaruar ngjarjen e përgjithshme. Në interes të procedurës prokuroria nuk mund të japë më shumë detaje”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Në nenin 14 të Ligjit për PSP-në thuhet se prokurorët kanë të drejtë të kompensimeve për besueshmëri dhe rrezik, por nuk specifikohet sa duhet të jetë kompensimi. Kështu që, ish shefja e PSP-së, tani e akuzuar për rastin Reket, për katër vite ka marrë rreth 157,000 euro. E dyta në listë është Elizabeta Josifovska me 107 mijë euro.

Pjesa tjetër e prokurorëve kanë marrë nga 72 dhe 94,000 euro. Por, përveç prokurorëve, punonjësit e tjerë në këtë institucion kanë marrë gjithashtu shtesa të larta në mënyrë që të mos japin detaje për punën në PSP./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori