LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 janari 2018, pjesëtarët e ARM-së me paga 10 për qind më të larta

Nga 1 janari 2018, pjesëtarët e ARM-së me paga 10 për qind më të larta

Pas vizitës së tyre në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i financave, Dragan Tevdovski informuan se nëpunësit e ARM-së nga 1 janari i vitit 2018 do të marrin paga më të larta për 10 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas negociatave të gjata në Qeveri dhe me ministrin e financave arritëm të sigurojmë jo vetëm më shumë mjete për mbrojtjen për vitin 2018, por të sigurojmë edhe mjete të mjaftueshme që të gjithë anëtarët e armatës nga janari i vitit të ardhshëm të kenë rritje të pagës për 10 për qind. Kjo ndodh pas një kohe të gjatë, tepër të gjatë dhe me të drejtë pjesëtarët e Armatës kritikojnë se gjatë gjithë kësaj periudhe janë lënë jashtë kujdesit”, tha Sheqerinska.


Ajo tha se Qeveria dëshiron të korrigjojë këtë padrejtësi ndaj tyre dhe të përmirësojnë kushtet për punë në objektet e ARM-së dhe me këtë të vërtetojnë se Maqedonia është e dedikuar për anëtarësim në NATO.

Ministri i financave, Tevdovski pas vizitës së sotme në kazermën e Shtipit tha se është vërtetuar në kushtet e këqija në të cilat punojnë pjesëtarët e ARM-së.

“Vërejmë se për vite të tëra asgjë nuk është investuar në ARM dhe politika e Qeverisë është që të ndryshojë kjo gjendje. Armata duhet të marrë vendin e merituar sepse ajo është pjesë e rrugës sonë drejtë anëtarësimit në NATO”, tha Tevdovsk./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori