LAJMI I FUNDIT:

Shifra e pabesueshme që PSG ka paguar për çdo ndeshje të Neymarit që nga transferimi i tij në vitin 2017

Shifra e pabesueshme që PSG ka paguar për çdo ndeshje të Neymarit që nga transferimi i tij në vitin 2017

Qeveria francez njoftoi se asnjë ngjarje sportive nuk do të ndodh deri në shtator dhe rrjedhimisht Ligue 1 ka përfunduar sezonin e tyre.

Përfundimi para kohe i Ligue 1 do të thotë që Neymar mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Paris Saint-Germain.


Sulmuesi brazilian thuhet se dëshiron rikthimin te Barcelona që nga viti i kaluar dhe ai më në fund mund të marrë rrugën e tij këtë verë.

Scolari i kërkon Neymarit që të kthehet te Barcelona
Lexo po ashtu Scolari i kërkon Neymarit që të kthehet te Barcelona

Megjithatë, koha e Neymarit në Parc des Princes po cilësohet si e dështuar përveçse e trazuar.

Ai ka luajtur vetëm 80 herë në tre sezone, duke shënuar 69 gola dhe 39 asistime.

Para se ligat në të gjithë Evropën të ndalen, Neymar ishte statistikisht lojtari i dytë më i mirë në pesë ligat e para, pas vetëm Lionel Messi.

Megjithatë, Neymar nuk ka shpaguar vlerën e tij të paguar nga klubi francez.

PSG shokoi të gjithë kur vendosën të paguanin një tarifë rekord botëror prej 222 milionë eurosh për Neymarin në vitin 2017.

Ata gjithashtu i paguanin pagë astronomike që ai të bashkohej me klubin, që do të thotë se në tre vitet e kaluara, PSG i ka paguar Neymarit 62 milionë funte apo rreth 72 milionë  euro rroga.

Edmilson këshillon Barcelonën: Neymari më i mirë dhe më i kompletuar se Mbappe
Lexo po ashtu Edmilson këshillon Barcelonën: Neymari më i mirë dhe më i kompletuar se Mbappe

Por, Neymar jo gjithmonë ka qenë në gjendje të luajë për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme dhe nga 155 ndeshjet e parapara, ai ka luajtur në vetëm 80 prej tyre.

Pra, kjo do të thotë, se në total, Neymar i ka kushtuar PSG-së hiç më pak se 3.3 milion euro për një ndeshje. Kjo shifër është vërtetë e pabesueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori