LAJMI I FUNDIT:

Neymar, shumë afër dhe shumë larg nga rekordi i Peles

Neymar, shumë afër dhe shumë larg nga rekordi i Peles

Herët a vonë, Neymar do ta kalojë Pelen dhe do të kurorëzohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit.

Ai është i destinuar të udhëheqë sulmin e Brazilit në Kupën e Botës 2022, por ka llogari të ndryshme se sa gola i nevojiten.

“Do të ishte një nder i madh të isha golashënuesi më i mirë për kombëtaren dhe do të gënjeja nëse do të thoja se nuk e mendoja kështu. Sigurisht, ky është një nga qëllimet e mia personale. Shpresoj ta arrij. Mund të thyej rekordin e Peles sepse ai është një idhull për të gjithë ne në Brazil”, kishte thënë Neymar në shkurt.

Pas golit të tij ndaj Tunizisë, Neymar ka arritur në 75 gola zyrtarë me fanellën e Brazilit. Sipas FIFA, organi më i lartë qeverisës në futbollin botëror, Pele ka 77.

Sipas Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Pele ka më shumë gola në emrin e tij: gjithsej 95 dhe 18 gola më shumë se sa ka FIFA.

Rekordi tjetër i Peles

Në prag të kësaj pauze ndërkombëtare, GloboEsporte e Brazilit analizoi situatën, duke përmendur Antonio Carlos Napoleaon si një lojtar kyç në këtë proces dokumentimi.

“Kishte ndeshje miqësore kundër ekipeve kombëtare në vitet 1960 dhe 1970, dhe stadiumet ishin gjithmonë të mbushura, të mbushura me njerëz, me tarifa shumë të larta hyrjeje”, shpjegoi Napoleao.

Konkretisht, ai detajon golat e shënuar ndaj Malmos dhe AIK (Suedi), Interit (Itali), Atletico Madrid (Spanjë), një kombinim i Guadalajara dhe Leon (Meksikë) dhe skuadrave të tjera.

Neymar dhe ‘handikapi’ i Lojërave Olimpike

Nga ana tjetër, është gjithashtu e vërtetë që golat e Neymar të shënuar në Lojërat Olimpike nuk janë numëruar.

Dhe deri diku kjo është normale, pasi ekipet e futbollit që shkojnë në Lojërat Olimpike janë aktualisht ekipe U23 (me përjashtim të një numri të caktuar lojtarësh).

Lojtari i PSG -së fitoi medaljen e argjendtë në Londër (duke shënuar tre gola) dhe të artën në Rio (shënoi katër).

Në total, shtatë gola që nuk i shtohen totalit të tij të shënuar me kombëtaren e Brazilit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori