Neymar: Provokimet vetëm më motivojnë


Ish-ylli i Santos ishte cak i disa ndërhyrjeve të ashpra nga mbrojtja portugeze, por kjo nuk e pengoi atë të asistojë në golin e barazimit dhe të shënojë një gol të mahnitshëm vet, për të fituar epitetin e “lojtarit të ndeshjes”.
“Kam ca dhimbje për momentin, por kjo do të largohet sërish së shpejti”.
“Kam parë një video të lojtarëve duke u përpjekur të më tallin mua dhe ia tregova Thiago Silvas. Zakonisht nuk reagoj në provokime. Këto ndërhyrje të këqija në fakt janë gjë e mirë dhe më motivojnë mua dhe bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Neymar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/09/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































