Këngëtarja e re shqiptare, e cila po bën namin nëpër botë, Dua Lipa, ka publikuar edhe versionin akustik të këngës së saj “New Love”.

“New Love” ishte publikuar kohë më parë nga këngëtarja shqiptare, e cila vjen nga Kosova, por jeton në Britani.

Ajo synon tregun ndërkombëtar, teksa asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën nga vjen, transmeton Telegrafi.


Me origjinë nga Peja, Dua këtë performancë e realizoi në YouTube Space në Los Angeles. /Telegrafi/