LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu shprehet “i vendosur” për vazhdimin e bombardimeve në Gaza, pavarësisht thirrjes së Bidenit

Netanyahu shprehet “i vendosur” për vazhdimin e bombardimeve në Gaza, pavarësisht thirrjes së Bidenit

Presidenti amerikan, Joe Biden diskutoi ngjarjet në Gaza me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë priste ulje të tensioneve në rrugën drejt një armëpushimi.

Sidoqoftë, Netanyahu tha pas telefonatës me Biden se ai ishte “i vendosur” për të vazhduar me bombardimet në Gaza derisa “qëllimi i Izraelit të përmbushet”.


Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për një armëpushim midis Izraelit dhe udhëheqësve të Hamasit në Gaza nuk kanë arritur të bëjnë shumë progres.

Konflikti ka hyrë në ditën e 10-të, me një shkëmbim të vazhdueshëm të zjarrit me raketa nga militantët palestinezë në Izrael dhe me sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Të paktën 219 njerëz, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë.

Izraeli ka thënë se të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamasi nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.

Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë janë vrarë, thotë shërbimi i tij mjekësor. Vendi pohon se rreth 3,750 raketa janë lëshuar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori