LAJMI I FUNDIT:

Nesër vazhdon seanca e ndërprerë e së premtes

Nesër vazhdon seanca e ndërprerë e së premtes

Seanca e së premtes e cila është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, do të vazhdojë nesër.

Për nesër është paraparë që të shqyrtohet raporti i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, ndërsa pritet që të shqyrtohet propozimi për shpalljen e 5 shtatorit si “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.


Në seancën e kaluar nuk ka mundur që të votohet Ligji për Investime Strategjike për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.