LAJMI I FUNDIT:

Nesër, seancë e re për rastin “Sopot”, e para që kur PSP e morri lëndën

Nesër, seancë e re për rastin “Sopot”, e para që kur PSP e morri lëndën

Në Gjykatën penale të Shkupit, për ditën e nesërme është caktuar seancë për rastin “Sopot”, që do të jetë seanca e parë që kur Prokuroria Speciale Publike e morri lëndën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raportin gjashtë mujor të cilin prokurorja e PSP-së e dorëzoi në Kuvendin e RM-së, theksoi se ka kryer mbikëqyrje në të dhënat e lëndës dhe se ka dorëzuar kërkesa për të dhëna shtesë në lidhje me lëndën. Në rastin “Sopot”, njëmbëdhjetë banorë të fshatit të Kumanovës me emrin e njejtë, u dënuan për terrorizëm dhe morrën gjithsej 150 vite dënim me burg.


Personat akuzoheshin se në muajin mars të vitit 2003, kanë vendosur mjete eksplozive në rrugën lokale Sushevë-Sopot, me çka gjatë eksplozionit u vranë dy anëtarë të kontingjentit të Polonisë në NATO dhe një civil maqedonas.

PSP-ja e kërkonte këtë lëndë sepse ka biseda të përgjuara të publikuara dhe me qëllim që prokurorja speciale të vendosë a është kompetente për atë lëndë./Telegrafi/