LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 34° fair_day

Nesër në Ferizaj mbyllen disa rrugë shkaku i punimeve në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Nesër në Ferizaj mbyllen disa rrugë shkaku i punimeve në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të Qytetit” në nyjet që lidhin rrugët urbane “Ahmet Kaçiku”, “Brigada 161”, “Brahim Ademi”, “Tahir Sinani”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bedri Asllani” dhe “Ramadan Rexhepi”.

Sipas Komunës së Ferizajt pas përfundimit të segmenteve të rrugës “Brahim Ademi” dhe “Ramadan Rexhepi” punimet janë zhvendosur në rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Brigada 161” dhe “Bedri Asllani”, prandaj më datë 08.10.2024 (E Marte) e deri në përfundim të punimeve do të bëhet mbyllja e disa segmenteve të këtyre rrugëve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e nënkalimit.


“Rrugët alternative për qarkullimin e automjeteve në komunikacion nga kjo datë mund të përdoren rrugët “Sali Çeku”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Emin Duraku”, rruga e nënkalimit “Latif Hasani” dhe rrugët brenda hapësirave të qendrës tregtare “Village”, ndërsa vendosjen e pengesave (barrierave) për sigurinë në komunikacion dhe shenjave të trafikut për orientimin në komunikacion do ta kryen operatori ekonomik i cili është duke bërë ekzekutimin e projektit”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Ndërkaq, sipas komunës, ndalohet qarkullimi i transportit ndër-urban në rrugën “Ahmet Kaçiku” (segmenti Stacioni i Autobusëve – Stacioni Policor) në linjat Ferizaj-Prishtinë-Ferizaj, Ferizaj-Lipjan-Ferizaj dhe Ferizaj-Gadime-Ferizaj.

“Apelojmë te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve sipas nevojës të asistojnë në mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Në trend

Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Rajoni i Gjakovës
Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Premier League
Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Politikë
Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori