Defekt në Stacionin e Pompimit, ndërpritet uji në fshatin Mirosalë dhe Rahovicë në Ferizaj

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 3 shtator 2026, gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Mirosalë dhe Rahovicë.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në Stacionin e Pompimit, nga i cili furnizohen konsumatorët e këtyre dy fshatrave.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa nga KRU “Bifurkacioni” kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë kohës së ndërprerjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
50 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































