KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se, si pasojë e një defekti në gypin kryesor që furnizon qytetin e Ferizajt, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.


“Ju njoftojmë se, si pasojë e një defekti në gypin kryesor që furnizon qytetin e Ferizajt, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e KRU “Bifurkacioni”.

Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, ka njoftuar KRU “Bifurkacioni”.

Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/