LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon numërimi i votave me postë

Nesër fillon numërimi i votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të mërkurën fillon numërimi i votave përmes postës, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Valmir Elezi-zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka thënë se të mërkurën (16 tetor) në orën 10:00 fillon procesi i numërimit të votave të arritura përmes postës.


Ndërsa sot pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për shkak të gabimeve teknike me printimin e formularëve, raporton Telegrafi.

Sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj besohet që brenda dy-tre ditësh nis numërimi i votave me kusht.

Ahmetaj theksoi se akoma janë në procesin e përgatitjes së raportit të auditimit në bazë rekomandimeve për KQZ-në, që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rinumërime të tjera.

“Deri më tani diku 80 për qind është bërë rinumërimi, pjesën tjetër e kemi në proces, që mendojmë që sot gjatë ditës në orët e vona të mbrëmjes të kompletohet dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja për shkak të gabimit teknik që ka ndodhur në formularët e rezultateve”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori