LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës

Nesër fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës

Nesër fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi – së paku për një orë.


Gjithashtu, Komuna ka apeluar tek Shoqatat e Bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.