LAJMI I FUNDIT:

Nesër debuton Tesla Cybertruck

Nesër debuton Tesla Cybertruck

Kamionçina e shumëpritur e Tesla-s, Cybertruck pritet të bëjë debutimin zyrtar të enjten më 30 nëntor.

Në këtë event, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike do të bëjë dërgesat e para të kamionçinës, transmeton Telegrafi.


Ndonëse është afruar data e lansimit të këtij modeli të shumëpritur shumë pak dimë për specifikat që do të ketë Cybertruck.

Nga video të shumta të shpërndara të automjetit ne kemi mundur të shohim vetëm pamjen e jashtme dhe shumë pak interiorin.

Një muaj më parë, shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk ka thënë se 1 milion porosi janë bërë për Cybertruckun. /Telegrafi/