Ndonëse është rikthyer prej disa ditësh në Shqipëri, Enca Haxhia, po vazhdon të sjellë akoma fotografi të tjera nga pushimet në Dubai.

Artistja e njohur kësaj radhe ka publikuar dy imazhe të reja, që duket t’i ketë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Këngëtarja që momentalisht është ndër më të ndjekurat në Instagram shfaqet e veshur në një këmishë rozë e vetëm me të brendshme.

Screenshot 2 76 Enca (Foto: Instagram)

“Nëse do të isha ushqim, çfarë ushqimi do të isha?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotove.

Reagimet ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, derisa fansat kanë etiketuar ushqimet e tyre të preferuara.

Screenshot 3 64 Enca Haxhia (Foto: Instagram)

“Torte me qumësht”, “Sheqerpare”, “Llokum me arra”, “Pjeshkë” - kanë qenë vetëm disa prej komenteve që i janë bërë 26-vjeçares.

Enca theksojmë që këtë vit ka qenë më pasive me projekte muzikore e po ashtu edhe me koncerte, gjersa fokusin e kishte më shumë në jetën personale. /Telegrafi/