LAJMI I FUNDIT:

Nëse qëndroni ulur shumë gjatë ditës dhe jeni të përkulur përpara, bëni këtë ushtrim të lehtë!

Nëse qëndroni ulur shumë gjatë ditës dhe jeni të përkulur përpara, bëni këtë ushtrim të lehtë!

Pozicioni i jogës për të reduktuar dhimbjen e qafës

Hapja e gjoksit dhe shpatullave dhe lëvizja e qafës në drejtim të kundërt mund të bëjë mrekulli për të përmirësuar simptomat e “qafës teknologjike”.


Pozicioni joga “peshk” me mbështetje nën qafë, për të reduktuar dhimbjen e qafës

Zbrisni mbi një bllok, me një shtrojë joga të mbështjellë, jastëk, batanije të mbështjellë, grumbull librash ose një pikë joga, transmeton Telegrafi.

Vendosni çfarëdo objekti që përdorni direkt nën shtyllën kurrizore të kraharorit (fundi i objektit duhet të prekë majën e poshtme të shpatullave), në mënyrë që gjoksi të zgjerohet lart drejt kthesës së mbështetur.

Ju mund t’i lejoni krahët të lëshohen drejt ijëve, mund t’i hapni krahët gjerësisht në formë T-je ose mund t’i shtrini krahët mbi kokë (secili opsion do të zgjasë pjesë të ndryshme të muskujve të gjoksit, kështu që zgjidhni çfarë të pëlqeni ose mund të provoni edhe të tri pozicionet).

Relaksohuni plotësisht mbi shtrojën që mbështet qafën tuaj dhe lejoni kontrollin e muskujve. Mbajeni pozicionin për rreth 3 – 5 minuta, duke marrë frymë thellë.

Ju mund ta bëni këtë ushtrim çdo ditë për të eliminuar dhimbjen e qafës.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori