LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk shërohet apnea si çrregullim i gjumit mund të sjell probleme serioze tek fëmijët, thotë dr.Bllagica Mançeva

Nëse nuk shërohet apnea si çrregullim i gjumit mund të sjell probleme serioze tek fëmijët, thotë dr.Bllagica Mançeva

Ҫfarë është sindromi i apneve obstruktive të gjumit (OSA)?
Apneja e gjumit është një çrregullim i gjumit që karakterizohet nga ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes gjatë gjumit, që prek meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave. Ndodh për shkak të mungesës së ajrit në mushkëri për 10 sekonda. E gjithë kjo si pengesë e frymëmarrjes ndodh në mënyrë sporadike.

Fëmijët me apne të përsëritshme kanë kualitet të dobët të gjumit. Nëse nuk shërohet apnea e natës mund të sjell probleme serioze për shëndetin e fëmijëve.


Shfaqja e apnesë së natës tek fëmijët shfaqet nga shumë faktorë:
-Zmadhim i tonsilave (bajameve)
-Mbipesha tek fëmijët
-Probleme me tonusin e muskujve të fytit
-Gjenetika – Fëmijët me probleme gjenetike – Sindromi Down dhe sindromi Prader-Vili
-Ndryshime morfologjike në fytyrë dhe në fyt
-Probleme me kontrollin e frymëmarrjes
-Histori familjare të sindromit të apneve të gjumit apo të gërhitjes

Kur duhet që prindi të shqetësohet për shfaqjen e apnesë?
-Kur dëgjon gërhatje
-Kur ka zhurmë gjatë frymëmarrjes
-Kur ka frymëmarrje me pengesa
-Kur fëmija ka gjum jo të qetë
-Kur fëmija shpesh zgjohet nga gjumi
-Urinim gjatë natës (në moshën kur fëmiu ka arritur kontrollin e muskujve unazor kontrollues)

Gjumi jo i rehatshëm dhe mos plotësimi i normës për gjum tek fëmijë si shkak i apnesë gjatë gjumit mund të kenë edhe simptome tjera gjatë ditës:
-Probleme me vëmendjen dhe rezultate të dobëta në shkollë
-Hiperaktivitet dhe probleme tjera lidhur me sjelljen.
-Ndryshim në karakter, sjellje të pahijshme e nervoza tjera.
-Përgjumje në shkollë
-Ndjehet i lodhur çdoherë dhe nuk ka dëshirë për të luajtur.
-Ka kokëdhimbje, që më shumë shfaqen gjatë mëngjeseve
-Flet me zë të regjur

Çfarë probleme mund të ndodhin nëse nuk shërohet apnea e natës?
Apnea e natës mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës dhe në mirëqenien e familjes dhe prindërve. Nëse nuk gjendet problemi i apnesë së natës do të thotë se kjo mund të ndikojë në krijimin e problemeve tjera në një të ardhme të afërt apo të largët. Fëmijët gjithashtu mund të kenë problem me zhvillimin dhe rritjen. Shtypja e lartë e gjakut dhe problemet e zemrës mund të jenë sëmundje pasuese të apnesë së natës.

Si mund ta njohin prindërit apnenë e natës?
Mjeku amë është dera e parë ku duhet të kërkohet zgjidhje për shqetësimin, ose një pediatër i specializuar gjithashtu mund të njoh apnenë. Otoringolaringologu, neurologu dhe endokrinologu gjithashtu mund të gjejnë apnenë si sëmundje.

Polisomnografia është incizimi që mund të njoh apnenë e natës si problem tek fëmijët. Ky incizim gjithashtu do të tregoj për nivelin e çrregullimit.

Dr.Bllagica Mançeva është pediatre në klinikën Zhan Mitrev në Shkup.

Artikull i sponsoruar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori