LAJMI I FUNDIT:

Nëse i keni katër apo më shumë karakteristika të këtilla: Bëni pjesë ndër tipat më të rrallë të personalitetit!

Nëse i keni katër apo më shumë karakteristika të këtilla: Bëni pjesë ndër tipat më të rrallë të personalitetit!

Është e vështirë të gjendet miku i cili ka së paku një ndër karakteristikat e përmendura

Carl Jung këtë tip personaliteti e ka konsideruar më të rrallë dhe më të pamundshëm, transmeton Telegrafi.


Sot tipi i tillë i personalitetit quhet INFJ (introvent, intuitiv, i ndjeshëm dhe simpatik).

Njerëzit e tillë…

1. Gjithmonë përpiqen të fokusohen vetëm në gjëra të rëndësishme dhe nuk shpenzojnë energjinë në çdo gjë. Gjithmonë ngrihen në këmbë, madje edhe nëse fati i gjunjëzon.

2. Janë të gatshëm që gjithmonë të punojnë me ngulm në mënyrë që t’i realizojnë qëllimet e tyre, sepse e dinë që, për lumturinë dhe suksesin nuk ka rrugë të shkurtër.

3. Kur diçka shkon keq, ata kërkojnë dalje nga situata. Njerëzit e tillë gjithmonë i besojnë intuitës së tyre.

4. Njerëzit e tillë janë të lumtur me disa miq të mirë rreth vetes.

5. Ata vërtet mund të ndiejnë vuajtjen e tjetrit, pikëllimin dhe pakënaqësinë.

6. Lehtë mund ‘të lexojnë’ cilindo person. Gjithmonë kuptojnë kur dikush i gënjen, si edhe kur dikush nuk është i sinqertë.

7. Ata janë në gjendje të zbukurojnë botën, t’i ngjyrosin me ngjyra. Në mesin e këtyre njerëzve më së shpeshti janë shkrimtarët dhe artistët.

8. Kurrë nuk synojnë të bëhen liderë, mirëpo nëse u jepet rasti, gjithmonë vrapojnë përpara duke shpresuar që edhe të tjerët do të ndjekin shembullin e tyre.

9. Dëshirojnë të qëndrojnë në vetmi dhe të shkruajnë mendimet e tyre.

10. Problemet kurrë nuk do t’i ndalin. Në vend të panikut, ata kërkojnë dalje nga situatat e krizës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori