LAJMI I FUNDIT:

Nëse hasni në këtë lloj pajisje në dhomën tuaj të hotelit, ikni menjëherë – mund të jeni duke u filmuar

Nëse hasni në këtë lloj pajisje në dhomën tuaj të hotelit, ikni menjëherë – mund të jeni duke u filmuar

Shumë njerëz mund të mos jenë të vëmendshëm ndaj gjërave që ofrohen në ndonjë dhomë hoteli apo në ndonjë shtëpi me qira.

Megjithatë, përpiquni t’u kushtoni rëndësi edhe detajeve më të vogla kur rezervoni ndonjë akomodim në pushimet e juaja, transmeton Telegrafi.


Në rast se hasni në ndonjë kub karikimi USB, bëni shumë kujdes, largohuni nga dhoma ose thirrni policinë.

Si ta kuptoni nëse ka kamera të fshehura në dhomën e hotelit
Lexo po ashtu Si ta kuptoni nëse ka kamera të fshehura në dhomën e hotelit

Kjo pasi ekzistojnë mundësitë që në këta kuba mund të jetë instaluar ndonjë kamerë për t’ju filmuar.

Në rastet dashakeqëse, këto përdoren si pajisje përgjuese, për të mos u vërejtur nga mysafirët.

Të shumta kanë qenë rastet kur njerëzit kanë gjetur kamera të fshehura në hotelet apo shtëpi me qira gjatë pushimeve të tyre disa-ditore.

Se si ndodh që këto kamera të jenë të pranishme në këto nuk ka ndonjë shpjegim.

Por, si mund ta dini nëse në dhomën ku qëndroni me pushime ka kamera të fshehta, ja disa këshilla.

Një prej mënyrave më të thjeshta që mund të identifikoni një kamerë të fshehtë është të fikni të gjitha dritat në dhomë dhe me një dritë të telefonit kërkoni për ndonjë reflektim drite dhe mundeni që të gjeni ndonjë lente drite.

Kontrolloni ngadalë dhe me kujdes të gjithë dhomën, pasi reflektimi i dritës mund të jetë shumë i vogël.

Për të parë nëse ka kamera në dhomën tuaj kontrolloni vendet ku mund të fshihen lehtësisht këto kamera sikurse detektorët e tymit, orët e alarmit, kokat e dushit dhe prizat.

Një metodë tjetër me të cilën mund ta gjeni nëse ka kamera është edhe ajo përmes Wi-Fi-s. Shkarkoni një aplikacion për skanimin e Wi-Fi-s për të parë se cilat pajisje janë të lidhura, por normalisht jo çdo herë kamerat janë të lidhura me Wi-Fi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori