LAJMI I FUNDIT:

Nëpunësit shtetëror në Maqedoni do të stërviten për çështje të barazisë gjinore

Nëpunësit shtetëror në Maqedoni do të stërviten për çështje të barazisë gjinore

Stërvitje për barazi gjinore dhe ngritjen e vetëdijes në lidhje me këtë çështje do të zbatohet për nëpunësit shtetëror në institucionet e Republikës së Maqedonisë me ndihmën e dy e-moduleve, të përpunuar nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Zyra për barazi gjinore dhe përforcim të gruas pranë Kombeve të bashkuara dhe me përkrahje të Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska tha se ky është hapi i parë sistemor në drejtim të vendosjes së barazisë gjinore, që është detyrim nga neni pesë i Ligjit për mundësi të njejta ndërmjet meshkujve dhe femrave në Maqedoni.


“Jemi dëshmitarë se gjatë dhjetë viteve të fundit kemi regres në barazinë gjinore dhe ky është hapi i parë, ku së bashku MSHIA do të fillojmë me stërvitjen e administratës për të krijuar politika të barazisë gjinore”, tha Carovska.

Ndërsa ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski informoi se e-modulet përbëhen nga dy pjesë, nga kursi fillestar dhe ai i avancuar./Telegrafi/