LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të vdekur nga zjarri në një spital të pacientëve me COVID-19 në Rumani, pacientët tentonin të kërcenin nga dritaret

Nëntë të vdekur nga zjarri në një spital të pacientëve me COVID-19 në Rumani, pacientët tentonin të kërcenin nga dritaret

Nëntë persona vdiqën në një zjarr që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv për pacientët me Covid-19 në qytetin rumun të Constanti, thanë zyrtarët atje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit shuan zjarrin në qytetin lindor të Detit të Zi rreth orës 10:55 të mëngjesit me kohën lokale, duke sjellë përforcime nga rrethe të tjera.


Ndërkohë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pacientët që hidhen nga katet e poshtme të spitaleve dhe zjarrfikësit që nxjerrin njerëzit jashtë.

Ministri i përkohshëm rumun i shëndetësisë Cseke Attila tha se kishte 113 pacientë në spital në kohën e zjarrit dhe 10 në kujdes intensiv.

Deri më tani, 50 pacientë janë dërguar në spitale të tjera, dhe një qendër lëvizëse është ngritur para ndërtesës.

Ndryshe ky nuk është rasti i fatkeqësive të tilla në spitalet rumune.

Në shkurt, një zjarr në një spital me pacientë me Covid-19 në kryeqytetin rumun, Bukuresht, vrau gjashtë persona.

Nëntorin e kaluar, dhjetë vetë vdiqën nga një zjarr në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Piatra Niemt, në verilindje të shtetit.

Sistemi shëndetësor i Rumanisë, i cili sundohet nga korrupsioni, joefikasiteti dhe emërimet politike, ishte nën presion të madh edhe para pandemisë, raporton Reuters.

Rumania ka ndërtuar vetëm një spital në tre dekadat e fundit dhe shpenzon më pak për kujdesin shëndetësor nga anëtarët e BE-së, dhe dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë janë larguar nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori