LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për zgjerimin e vizitave shtëpiake në mes të AMC-së dhe UNICEF-it

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për zgjerimin e vizitave shtëpiake në mes të AMC-së dhe UNICEF-it

Fondacioni humanitar Action for Mothers and Children përgjatë muajit Maj filloi partneritetin me organizatën ndërkombëtare UNICEF—programi në Kosovë. Programi i UNICEF-it në Kosovë fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve pa dallime, forcimin e kapaciteteve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal për të zhvilluar dhe ofruar shërbime cilësore për fëmijët dhe në mbështetjen e fëmijëve, adoleshentëve, vajzave dhe djemve, prindërve dhe komuniteteve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të marrë pjesë në zhvillimin e komunitetit në mënyrë që çdo fëmijë të ndihet i barabartë.

“Vizitat Shtëpiake’ është program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF, program ky I cili synon ofrimin e shërbimeve shtëpiake ne komunat e Kosovës si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve / punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve të të posalindurit, duke përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës.


Me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi ynë i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore”, thuhet në njoftimin për media.

Në të njëjtën kohe AMC dhe UNICEF do implementojnë programin ‘ushqyeshmeria e fëmijëve’ e cila fokusohet ne mjetet, udhëzimet dhe rekomandimet për ushqyeshmërinë e shëndetshme të fëmijëve të cilat do zhvillohen, miratohen dhe shpërndahen nga ministria e shëndetësisë dhe ministria e arsimit dhe gjithashtu do integrohen në programet mësimore në parashkollorë dhe shkolla fillore, e gjithë kjo me qëllim të krijimit të shprehive të ushqyeshmërise së shëndetshme tek fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori