LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet bashkëpunimi midis Qendrës dhe Pekinit

Nënshkruhet bashkëpunimi midis Qendrës dhe Pekinit

Kryetari komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe kryetari i rajonit Shiçeng të Pekinit, R.P. e Kinës, Uang Shaopeng, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi në Maqedoni për herë të parë, jemi të lumtur dhe falënderues që kemi mundësi ta vizitojmë komunën Qendër. Për mua bashkëpunimi me kryetarin e komunës Zhernovski, do të thotë shumë, meqë në këtë mënyrë vendoset edhe një bashkëpunim më i madh midis dy shteteve”, ka thënë kryetari i rajonit Shiçeng, Uang Shaopeng.


Ky është fillimi i një miqësie dhe bashkëpunimi të madh në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, ka thënë kryetari Zhernovski.

Kryetari i komunës Qendër theksoi që në këtë mandat përparësi u jepet fëmijëve dhe prandaj në vend të ndërtimit të ndërtesës së re administrative, u ndërtua kopshti i ri për fëmijë në Kapishtec dhe do të fillojë ndërtimi i shkollës më moderne fillore në rajon”.

Të dy kryetarët  e hapën ekspozitën e fotografive në temë “Pekini antik, Shiçengu i hirshëm”./Telegrafi/