LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhen disa marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë

Nënshkruhen disa marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë

Në Qeverinë e Maqedonisë sot u nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim kombëtar të granteve për 40 projekte të cilët do të realizohen përmes IPA-programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Vlera e tyre e përgjithshme është 15 milionë euro, prej të cilave 85 për qind janë siguruar nga Bashkimi Evropian, ndërsa 15 për qind ose 2,4 milionë euro janë nga buxheti shtetëror përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në nënshkrimin e marrëveshjeve me përfaqësuesit e institucioneve që i fituan grantet, ministri Suhejl Fazliu tha se 40 projektet janë aprovuar në thirrjen e parë publike pasi me sukses e kanë kaluar procesin e vlerësimit. Vlerësuesit kanë qenë nga Organi drejtues në Greqi, Sekretariati i përgjithshëm i IPA-programit dhe nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Njoftoi se buxheti i përgjithshëm për këtë program deri në vitin 2020 është 45,5 milionë euro. Prej tyre, 85 për qind janë nga BE-ja, ndërsa 15 për qind bashkëfinancim nga buxheti i shtetit.

Në zbatimin e projekteve nga IPA-programi midis Maqedonisë dhe Greqisë, Fazliu tha se janë përfshirë mbi 80 partnerë, ndërsa shfrytëzues të përfitimeve janë qytetarët nga katër rajone planore në Maqedoni dhe nga pesë rajone në Greqi.

Midis institucioneve të cilët sot nënshkruan marrëveshja janë edhe Komuna e Gjevgjelisë, Qendra për Menaxhim me Kriza, Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor Juglindor dhe Drejtoria Doganore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori