Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka nënshkruar kontratat me 30 fermerë të kësaj komune, për mbështetje të sektorit të pemëtarisë.

Në kuadër të projektit të pemëtarisë, fermerët kanë përfituar mjete të punës, si: pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar, gërshërë për krasitje, sharrë dore, dhe pajisje të tjera të domosdoshme për veprimtari të zhvillimit të pemëtarisë.

Me këtë mbështetje, Komuna e Skenderajt po e përmbyllë vitin 2018 me ndihmë të drejtpërdrejtë të rreth 250 bujqve./Telegrafi/