LAJMI I FUNDIT:

Nenet e Kodit disiplinor që mund t’i dënojnë Xhakën dhe Shaqirin, por edhe Serbinë dhe trajnerin Mladen Krstajic

Nenet e Kodit disiplinor që mund t’i dënojnë Xhakën dhe Shaqirin, por edhe Serbinë dhe trajnerin Mladen Krstajic
FIFA (Foto: Getty Images)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë në pritje të vendimit të FIFA-s në lidhje me festën e tyre në fitoren e Zvicrës kundër Serbisë (2-1) në ndeshjen e Grupit E të Kampionatit Botëror.

Dy futbollistët shqiptarë iu gëzuan golave të tyre duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe kjo gjë është konsideruar provokim nga serbët, të cilët kanë bërë ankesë dhe shtëpia më e madhe e futbollit ka nisur hetim kundrejt dy mesfushorëve që e përfaqësojnë Zvicrën.


Festimet e Xhakës dhe Shaqirit (Foto: Getty Images)

Vendimi eventual që mund t’i ndëshkojë dy lojtarët shqiptarë lidhet me Nenin 54 të Kodit disiplinor të FIFA-s.


Neni 54

Provokimi i publikut të përgjithshëm

Kushdo që e provokon publikun e përgjithshëm gjatë një loje futbolli do të suspendohet me dy ndeshje moslojë dhe do të ndëshkohet me gjobë prej së paku 5.000 frangash zvicerane.


Mirëpo, FIFA ka nisur hetim edhe kundër Serbisë, pasi një grup tifozësh kanë mbajtur fanella me portretin e kriminelit të luftës, Ratko Mladic.


Neni 52

Sjellja e keqe e skuadrës

Masa disiplinore mund të ndërmerren ndaj federatave dhe klubeve, ku një skuadër nuk sillet si duhet. Në veçanti:

Pika b) Një gjobë prej së paku 10.000 frangash zvicerane do të zbatohet kur disa lojtarë ose zyrtarë nga e njëjta skuadër e kërcënojnë ose ngacmojnë zyrtarët e ndeshjes ose personat tjerë. Ndëshkime të tjera mund të ndërmerren në rast se ofendimeve serioze.


Po ashtu, duke u hetuar është edhe trajneri Mladen Krstajic për deklaratat e tij pas ndeshjes në lidhje me gjyqtarin.

“Do t’i jepja ose karton të verdhë ose karton të kuq, do ta dërgoja në Hagë. Pastaj ata do ta gjykonin, njësoj si na bënë neve”, citohet të ketë thënë Krstajic për gjyqtarin gjerman, Felix Brych.

Trajneri serb kishte thënë se do ta dërgonte gjyqtarin e ndeshjes në Hagë (Foto: Getty Images)

Neni 53

Nxitje të urrejtjes dhe dhunës

  1. Një lojtar ose zyrtar, i cili publikisht i nxit të tjerët për urrejtje ose dhunë do të ndëshkohet me suspendim për së paku 12 muaj dhe gjobë prej së paku 5.000 frangash zvicerane.

  2. Në rastet serioze, në veçanti kur shkelja është bërë duke i shfrytëzuar mediat masive (si shtypi, radioja ose televizioni) ose nëse ndodh në ditën e ndeshjes ose përreth stadiumit, gjoba minimale do të jetë 20.000 franga zvicerane.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Premier League
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo
Kalo në kategori