Nëna që shfrytëzonte vajzën 12 vjeçe për prostitucion e ka përdorur këtë të fundit edhe për të lehtësuar pozitën e saj në gjykatë. Rezulton se Selvie Yzeiraj është arrestuar në muajin janar të këtij viti së bashku me gjashtë të tjera gjatë një operacioni për shkatërrimin e një baze prostitucioni.
Por ajo ka qenë mohuese gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë aktivitet, duke pretenduar se nuk kishte lidhje me këtë rrjet prostitucioni dhe se ajo është ndodhur në aty, pasi kishte shkuar për të filluar punë si kameriere. Por e gjendur përballë provave të organit të akuzës, gruaja ka kërkuar mëshirë në Gjykatë. Ajo kërkoi ta lironin pasi kishte një vajzë në moshë të mitur, të cilën po e rriste e vetme, pa baba, dhe se nuk kishte kush të kujdesej për të, në rast se ajo do të lihej në burg, shkruan “Panorama”.
“Ju lutem më lini të lirë. Unë kam një vajzë të vogël (asokohe 11 vjeçe), e cila as nuk ha, po të mos më ketë mua afër. Ajo vuan edhe nga një sëmundje. Humb herë pas here ndjenjat dhe duhet të kujdesem për të. I duhet kujdesi im. Është fëmijë pa baba”. Kjo ka qenë deklarata e dhënë pas arrestimit nga ana e Selvie Yzeirajt. Me të njëjtin argument ajo ka kërkuar lirimin edhe në gjykatë. Alibia e gruas për sëmundjen e vajzës dhe përkujdesin që i duhej dhënë, duket se ka prekur edhe ndjeshmërinë e trupit gjykues.
Me argumentin se e arrestuara ishte nënë e një vajze të mitur, e cila ishte e vetme dhe pa baba, për të cilën nevojitej përkujdesi i një personi të rritur, gjykata ka vendosur të linte të lirë 40- vjeçaren. Ajo rezulton të jetë arrestuar edhe në Durrës për ushtrim prostitucioni, rreth 1 vit më parë.
Por dyshohet se edhe gjykata e këtij rrethi e ka liruar atë duke argumentuar domosdoshmërinë e përkujdesjes së vajzës së mitur, që në rast burgimi të së ëmës, mbetej e vetme. Sipas të dhënave, në seancën gjyqësore në Fier, 40vjeçarja ka pasur karakteristikat e një nëne të përgjegjshme dhe që i përgjigjej interesit të fëmijës së saj.
Ndërkaq, lidhur me përfshirjen e nënës në skandalin e përdhunimit, hetimi ka siguruar edhe prova të tjera që vërtetojnë se ajo ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Në bazë të përgjimeve të telefonit një ditë para arrestimit, Selvia u është përgjigjur disa telefonatave të bëra nga familjarët e saj, të cilët ishin vënë në dijeni nga mbesa e tyre për abuzimin seksual nga njerku.
Vëllezërit i kanë kërkuar llogari të motrës se pse ajo nuk u kishte treguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Por ajo u është lutur të mos e bënin fajtore, pasi kishte frikën e daljes publike të skandalit. Madje ajo u ka kërkuar vëllezërve të saj që “mos e shtyni vajzën të denoncojë, se ky muhabet do të harrohet”. Dy ditë më parë, në dosjen e hetimit u shtua edhe përgjigjja e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Tiranës, që vërtetoi se në trupin e të miturës kishte lëndë nga Ilmi Hoxha, duke e fundosur këtë të fundit në pretendimin mohues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës