LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Kylian Mbappes paralajmërohet nga agjenti i Achraf Hakimit

Nëna e Kylian Mbappes paralajmërohet nga agjenti i Achraf Hakimit

Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappes, është akuzuar se ka mungesë respekti mes thashethemeve se ajo kishte tentuar të merrte nën menaxhim shokun e skuadrës së djalit të saj në PSG, Achraf Hakimi.

Kjo vjen pasi Lamari ka punuar për të negociuar largimin e djalit të saj nga klubi parisien me fituesin e Kupës së Botës, i cili ka caktuar kushtet e tij për të qëndruar në klub, veçanërisht duke luajtur të fortin me punëdhënësit e tij.


Duket se ka të ngjarë që ai të plotësojë kontratën e re deri në vitin 2024 dhe do të marrë 150 milionë eurot të garantuara, përpara se të transferohet në Real Madrid. Nëna e tij ka qenë qendrore në ato bisedime dhe nuk është sekret që ajo ka kërkuar të shtojë një emër tjetër në listën e klientelës së saj, me shokun e tij të skuadrës në PSG dhe mikun e ngushtë Hakimi që lidhet si një objektiv i mundshëm.

Kërkesa dhe oferta mes PSG-së dhe Real Madridit për Mbappen kanë dallim të dukshëm
Lexo po ashtu Kërkesa dhe oferta mes PSG-së dhe Real Madridit për Mbappen kanë dallim të dukshëm

Por, agjenti i marokenit – Alejandro Camano i ka thënë me furi asaj të qëndrojë larg mbrojtësit.

“Ne jemi të befasuar që fakti i vetëm i të qenit nënë e një lojtari të rëndësishëm e lejon atë të ndërhyjë në treg”, deklaroi ai për AS.

“Achraf është pjesë e familjes Footfeel, ai ka qenë i bindur për projektin për shumë vite dhe ka një marrëdhënie miqësore me Kylian që ne e respektojmë”.

Man City e do Achraf Hakimin, është gati të paguajë një tarifë të madhe për marokenin
Lexo po ashtu Man City e do Achraf Hakimin, është gati të paguajë një tarifë të madhe për marokenin

“Fakti që njerëzit e Mbappes po zbulojnë se Achraf mund të jetë pjesë e agjencisë së saj është e pazakontë për shkak të mungesës së përvojës së tyre në treg”.

“Të jesh nënë e një lojtari nuk mjafton, më duket mungesë respekti për profesionin, ka agjentë të mëdhenj që merren me një treg shumë të vështirë”, ka shtuar më tej ai.

Kjo situatë vjen pasi Hakimi mund të largohet nga Parc des Princes këtë verë, me Manchester City që thuhet se do të bëjë një lëvizje për të blerë kartonin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori