Një nënë pret telefonatën nga djali i saj adoleshent. Ai është në burg duke vuajtur dënimin e përjetshëm për një vrasje. Ajo kujton momentin kur përballej me lotët e nënës së djalit që u vra, në gjyq, dhe se ndjehej përgjegjëse dhe e pafuqishme për të shëruar plagën teksa djali i shpallej fajtor, transmeton Telegrafi.
“Kur e shpallën fajtor, më shpallën edhe mua fajtore. E di se çka mendojnë njerëzit për mua. Do ta kisha menduar të njëjtën gjë për veten time”, thotë nëna.
Një baba kujton thirrjen kur mëson se djali i tij ishte therur teksa kthehej në shtëpi nga shkolla. Ai ende e ka të vështirë të besojë se dikush mund të jetë afër për një minutë dhe të largohet përgjithmonë.
“I thash t’i largohej telasheve. Por, nuk mundesh gjithmonë, apo jo? Ndonjëherë telashet të ndjekin. Vendi i gabuar, koha e gabuar, apo jo? Po kur vendi është mes shkollës dhe shtëpisë dhe ora është katër pasdite, kur është koha e duhur dhe vendi i duhur”, thotë babai.
Një tinejxher kujton momentin kur u ballafaqua me një grup rival me thikë. Ai nuk mendonte se do ta therte dikë, dhe kur e bëri këtë nuk besonte se ai do të vdiste.
“Isha i pandjeshëm ose pa mend apo ndonjë nga ato gjërat që gjyqtari tha në gjykatë. Unë nuk doja që ai të vdiste. Ishte moment, ai ose unë”, thotë djali.
Një kirurge duhet të merret me një rast të sulmit me thikë. E mbingarkuar dhe e rraskapitur nga puna, ajo vë në dyshim sistemin e mbështetjes për viktimat pasi ata largohen nga spitali. Dhe, pyet veten se pse viktimat e njëjta paraqiten herë pas here në spital.
“Nuk e mbaj mend kurrë një fytyrë apo emër, por kurrë nuk e harroj një tatuazh. Ky është momenti kur kuptoj se e kam parë këtë fëmijë më parë. Nuk mund t’i shëroni dhe t’i lëshoni pa asnjë mbështetje, sepse ata sërish po përfundojnë këtu”, thotë ajo.
Këta katër dokumentarë janë realizuar nga Lindsay Poulton, për Guardian. Të gjitha rrëfimet janë të bazuara në ngjarje të vërtetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPortreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Procesi”
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
Filmi i vitit 1974 i cili sot është më aktual se dikur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin