LAJMI I FUNDIT:

Nën tingujt e kantatës “I miri i motrës”, u përmbyll Festivali “Composers’ Competition Sacrarium, 2021” në Ukrainë

Nën tingujt e kantatës “I miri i motrës”, u përmbyll Festivali “Composers’ Competition Sacrarium, 2021” në Ukrainë

Nëntë vepra të reja, secila më e bukur se tjetra, nga: Argjentina, Italia, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja, Sllovenia dhe Kosova (Sister’s beloved brother, jehuan mrekullueshëm në “Maria Magdalena” në qytetin Liviv të Ukrainës

Një interpretim brilant nga mexosopranoja Liliia Nikitchuk, kori dhe orkestra simfonike, si dhe një dirigjim mjeshtëror nga Ferdinando Nazzaro – pedagog në Universitetin e Arteve në Romë.


Në një postim të fundit në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Korab Shaqiri, ka komentuar:

Më kishte thënë babai, se: Muzika e krijuar artistike e bazuar në motivet burimore shqiptare, duhet të jetë interesant për botën, dhe këtë e vërtetova katërçipërisht.

Pasi e urova mexosopranon Liliia Nikitchuk, për interpretimin e saj të shkëlqyer, ajo më pyeti:

– Kush është ajo motër aq e ndjeshme që e ka shkruar libretin (tekstin) e kantatës, sepse edhe unë kam një vëlla dhe e ndjeva fort gjatë interpretimit? – Është babai im, i thash! Epo duhet të jetë njeri me virtyte të larta njerëzore dhe estetike, ndryshe kurrë nuk kisha besuar se një burrë mund të shkruaj një vepër me kaq ndjenjë dhe art, siç motra ndjen për vëllain, më tha!

Dirigjenti Ferdinando Nazzaro, pasi më uroi ngrohtësisht, me tregonte për vështirësitë e punës me orkestër gjatë përgatitjes së veprës, posaçërisht te pjesa e metrit 12/8, që konsiderohet i rrallë në muzikën simfonike.

Gjatë qëndrimit në Liviv, pata kënaqësinë të takohem me kompozitorët pjesëmarrës në festival, duke shkëmbyer përvojat dhe duke diskutuar të veçantat e krijimtarisë së re muzikore.

Një përvojë e re për mua!
Një sukses për vendin tim!

P.s. Ditëve në vazhdim, juria e festivalit do t’i publikoi vlerësimet në faqen zyrtare të SACRARIUM COMPETITION.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori