LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë kampioni i parë me ngjyrë në boks, Peter Mathebula

Ndërron jetë kampioni i parë me ngjyrë në boks, Peter Mathebula

Ka ndërruar jetë kampioni i parë me ngjyrë në moshën 67-vjeçare.

Peter Mathebula kishte shkruar histori në vitin 1980, pasi e mposhti Tae-Shik Kim për t’u shpallur kështu kampion në WBA për peshat e lehta në Los Angeles.


Aftësitë e tija të mrekullueshme në boks, ia fituan nofkën ‘Terrori’.

Mathebula ishte i shtrirë në spital prej javësh, derisa motra e tij Dianah Tlhale ka zbuluar se gjendja e tij ishte përkeqësuar në ditët e fundit.

“Ai kishte kohë që ishte në spital, ndërsa në ditët e fundit iu përkeqësua gjendja. Peter ndërroi jetë në spitalin Leratong të shtunën në mbrëmje”, ka thënë ajo.

Triumfi në vitin 1980 ishte momenti i tij më i mirë në karrierë, duke fituar kështu tifozë në mbarë botën, por veçanërisht në vendlindjen e tij, në Afrikën e Jugut.

Mathebulla ishte pensionuar nga boksi në moshën 31-vjeçar, për t’u bërë më pas trajner dhe ka inspiruar shumë afrikanë që të merren me boks. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori