Vlera e çdo produkti dhe shpikjeje shumëfishohet në momentin që i njëjti patentohet dhe kur mbrohen të drejtat e autorit me ligjet në fuqi të Kosovës.
Kjo çështje u adresua dhe potencua me rastin e diskutimit për pronësinë intelektuale dhe transferimin e teknologjisë në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, për të cilën qëndrimet e tyre i paraqitën ekspertë të kësaj fushe, të cilët promovojnë në mënyrë të vazhdueshme rëndësinë e patentimit të shpikjeve.
Për të vetëdijesuar shoqërinë mbi këto të drejta, UBT ka themeluar Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, udhëheqësja e të cilës, Drenica Lauka, tha se e drejta pronësore intelektuale është baza e një suksesi të garantuar të një produkti, andaj edhe UBT i ka dhënë rëndësi formimit të një qendre të tillë.
“Qendra për Transferimin e Teknologjisë është krijuar për të ndihmuar stafin dhe studentët krijues dhe inovatorë, pa marrë parasysh etapën e zhvillimit të idesë së tyre. Secili që ka ide duhet t’i drejtohet qendrës para se ta bëjë publike, në mënyrë që të mbrohet nga përvetësimi i idesë nga një palë e tretë”, vlerësoi Lauka.
Për të treguar mbi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili potencoi se Kosova, Shqipëria dhe shtetet tjera të rajonit vetëm se e kanë hapur një temë të tillë, dhe sipas tij, dy shtetet tona kanë problem më të theksuar me respektim të të drejtave të autorit, ndonëse ka inovatorë të shumtë, por që nuk kanë njohuri mbi të drejtat e tyre.
“Në Kosovë dhe Shqipëri ka talente të shumta, por janë të paudhëzuar dhe të padrejtuar në aspekte zhvillimore. Në këtë aspekt, UBT është promotor i nxitjes së ideve të reja, që pastaj i japin nxitje rritjes ekonomike të vendit”, theksoi Minxhozi.
Drejtori i Zyrës për të Drejta të Autorit dhe të Drejta të Përafërta, Valon Kashtanjeva, përmes disa shembujve të kompanive më të mëdha botërore, e tregoi rëndësinë e pronësisë intelektuale.
“Këto kompani janë të fuqishme dhe me kapital të pasur, jo pse kanë hapësira territoriale e objekte të mëdha, porse të njëjtat kanë patentuar dhe mbrojtur të drejtën e autorit për produktet e tyre”, sqaroi ai.
Udhëheqësja e Sektorit për Pronësi Intelektuale në Doganat e Kosovës, Sadije Topojani foli për rolin e Doganës së Kosovës në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, me ç’rast përmes shembujve, fotografive të aktiviteteve dhe statistikave të nxjerra nga raportet, tregoi mbi rolin aktiv dhe kyç të Doganës së Kosovës në luftimin e piraterisë dhe mbrojtjes së autorëve legjitimë të produkteve inovative.
“Shkelja e të drejtave të autorit nuk e dëmton vetëm shpikësin e produktit, por e dëmton edhe ekonominë e vendit, tregun e konkurrencës së ndershme dhe shëndetin e njerëzve”, shpjegoi Topojani.
Ajo tregoi se vetëm nga janari i këtij viti, Dogana e Kosovës ka ndaluar mallra pirate në vlerë prej dy milionë eurosh, të cilat kryesisht kanë qenë aksesorë për gjininë femërore, telefona dhe aksesorët për telefona, kozmetikë, etj.
Ky aktivitet u përmbyll me një diskutim të hapur me publikun, me ç’rast panelistët u përgjigjen në pyetjet mbi patentimin e ideve inovative, procedurat dhe kohëzgjatjen e procesit të patentimit, përfitimin financiar të krijuesit nga mbrojtja e idesë së tij, si dhe strategjitë e reja të qeverisë për pronësinë intelektuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Haradinaj: Ekziston një dyshim se Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen