LAJMI I FUNDIT:

Në tre muajt e ardhshëm nuk ka termine për mamografi në Shkup, nuk ka as përgjigje si do të zgjidhet ky problem

Në tre muajt e ardhshëm nuk ka termine për mamografi në Shkup, nuk ka as përgjigje si do të zgjidhet ky problem

Në të gjitha gjashtë institucionet shëndetësore në Shkup ku mund të bëhet mamografi nuk ka termine në tre muajt e ardhshëm. Kjo informatë mund të kontrollohet edhe në pjesën për termine në ueb-faqen e “Termini im”. Në pyetjen e AIM përse nuk ka termine dhe nëse po punohet në rregullimin e këtyre çështjeve të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë nuk dha përgjigje konkrete dhe fokusin e vendosi në Programin nacional të skriningut për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit. Në mungesë të termineve, ndërkaq me qëllim të kontrolleve me kohë, gratë janë të detyruara zgjidhjen ta kërkojnë në klinikat private.

Me qëllim që të lehtësohet caktimi, gratë marrin SMS porosi me kohën e saktë, ditën dhe institucionin shëndetësor për skrining mamografi dhe nuk kanë nevojë të lajmërohen tek mjeku amë për udhëzim. Për gra të cilave do t’u nevojitet të bëhen kontrolle shtesë si për shembull eko dhe biopsi, radiologu do t’i thërrasë në telefon dhe do të krijojë udhëzim për kontrolle shtesë”, qëndron në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.


Nga atje informuan se me Programin nacional për skrining të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, që fillon këtë muaj, prej 1 deri më 4 nëntor janë bërë skrining mamografi tek 156 gra.

Me këtë program skriningu duhet të përfshihen gratë prej 45 deri 69 vjeç të cilat nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit, si dhe gratë e moshës prej 40 deri 44 vjeç të cilat kanë anëtar në familje me kancer të gjirit apo ndonjë faktor tjetër shtesë të rrezikut.

AIM e kontaktoi edhe Shoqatën e mjekëve privat. Në pyetjen si mjekët amë përballen me terminet dhe dhënien e udhëzimit për mamografi, kryetarja e shoqatës dr. Lilia Çollakova-Dervishova thotë se Shkupi është rajon i madh dhe vështirë gjenden termine, derisa për shembull në Veles pas një muaji mund të gjendet termin.

“Gratë në përqindjen më të madhe për shkak të shëndetit të tyre dhe diagnozës së shpejtë duhet të shkojnë tek specialistët privat në mënyrë që ajo të mund të lëvizë shpejtë dhe të arrihet mënjanimi i atyre formave të tumoreve që i zbulojmë në ordinancat tona”, thekson dr. Çollakova-Dervishova.

Nga ana tjetër, ajo sqaron se kur mjeku amë, duke i përdorur të gjitha metodat në raport me nivelin e mjekut primar do të vërejë se diçka nuk është në rregull, menjëherë jepet udhëzim urgjent me qëllim të reagimit të shpejtë.

Zgjidhje për rregullim të termineve, sipas dr. Çollakova-Dervishova është rregullimi i numrit të pakufizueshëm të shërbimeve që i ofron sistemi shëndetësor me mjete të kufizuara. Shton se shpesh sinjalizojnë drejt Ministrisë dhe nevojitet të vendoset pako bazë e shërbimeve.

“Sistemi ynë shëndetësor është i ngarkuar, kuadër mjekësor ka gjithnjë e më pak në brendësi të Maqedonisë së Veriut. Është koha e fundit të vendoset pako bazë dhe të dihet për sa para, kush sa mund të bëjë. Praktikë të tillë ka çdokund në botë dhe dihet sa herë duhet të bëhet kontroll për një gjë të caktuar”, bën thirrje mjekja.

Faji për këto problematika nuk është vetëm në një vend. Shpesh ndodhë pacienti i cili tashmë ka termin të mos e shfrytëzojë, duke ia marrë vendin një personi tjetër.

Ndërgjegjja e shoqërisë mbetet kolektive, por edhe e institucioneve të resorit të caktojnë saktësisht dhe konkretisht një person dhe në çfarë periudhe kohore mund të caktojë termin për një problem të caktuar shëndetësor, duke i shfrytëzuar shërbimet shëndetësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori