LAJMI I FUNDIT:

Në të zezë nga koka deri te thembrat: Ikona legjendare e modës, Kate Moss, në stilin boho!

Në të zezë nga koka deri te thembrat: Ikona legjendare e modës, Kate Moss, në stilin boho!

Njëra ndër modelet më të suksesshme britanike, Kate Moss, tashmë me decenie gëzon famën si ikonë e stilit, ndërkaq në mbrëmjen glamuroze në Londër këtë titull e ka arsyetuar.

“Mark’s Club” i Londrës është bërë vendi i mbrëmjes glamuroze të revistës “Vogue” në organizim të së famshmes Kate Moss dhe mikut të saj dhe redaktorit të botimit britanik të modës, Edward Enninful, transmeton Telegrafi.

Në mbrëmjen solemne të organizuar për nder të Giovanni Morellit, drejtor i ri kreativ i brendit “Stuart Weitzman”, ikona e stilit Kate Moss ka marrë vëmendjen me kombinimin interesant të ngjyrës së zezë.

Fustanin e zi me jakë të lartë dhe me detaje të rrudhura në zonën e dekoltesë e ka bërë edhe më shumë interesante me zgjedhjen e mantelit me një grumbull resash dhe etno-dezen.

Kombinimin luksoz në stilin boho Kate e famshme e ka theksuar edhe më shumë me stoli në shenjë të byzylykëve të lashtë, ndërkaq kombinimin e tërësishëm e ka rrumbullakuar me çantën e lëkurës në formë të kutisë dhe me modelin e njohur të takave me nënshkrimin e “Stuard Weitzmanit”.

Edhe pse në vitin 2016 ka vendosur t’i braktisë përgjithmonë pistat e modës, duke ndërprerë kontratën me agjencinë e modelimit “Storm”, e cila që në moshën 14 vjeçe e ka zbuluar në aeroportin e Nju-Jorkut “John F. Kenedy”, përvojën e vetë shumëvjeçare ka vendosur ta bartë te gjeneratat e reja duke themeluar agjencinë e vet të modës.

/Telegrafi/