LAJMI I FUNDIT:

Në takim me përfaqësuesit e Rugovës dhe Podgurit, Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi do të shenjohet pas korrigjimit

Në takim me përfaqësuesit e Rugovës dhe Podgurit, Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi do të shenjohet pas korrigjimit

Një takim i nisur si darkë pune në Hotelin “Dukagjini” në Pejë, i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, u kthye në iftarin e parë për këtë vit, iftar që Haradinaj e ndau me përfaqësuesit e fshatrave kufitare me Malin e Zi, të rajoneve të Rugovës dhe Podgurit.

Haradinaj ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen aq masive duke thënë se “e kemi pasur nijetin e mirë dhe na ka dal mirë”.


Pasi është lutur për agjëruesit, Haradinaj ka hyrë drejt në temë.

Ai ka lexuar nenin 3 të Ligjit për Demarkacionin të votuar nga Kuvendi gjatë kohës sa ai ishte Kryeministër i vendit.

Haradinaj ka thënë se përkundër ngjarjeve historike në periudha të ndryshme, Kosova dhe Mali i Zi sot janë aleatë që bashkohen nën Aleancën Veriatlantike NATO, ku Mali i Zi është anëtar e Kosova aspiron antarësimin.

Lideri i AAK-së ka sqaruar rëndësinë e Marrëveshjes së dy presidentëve dhe ka theksuar se nëse nuk ka vullnet politik të bëhet korrigjimi në Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit, atëherë Kosovës i mbetet Gjyqi i Arbitrazhit.

Haradinaj ka theksuar po ashtu se duhet të kihet kujdes në përgatitjen e materialeve qoftë për korrigjim qoftë për arbitrazh, që Kosova të shenjojë kufirin aty ku është e drejta e saj.

Ai ka kërkuar që asnjëri nga shtetet nuk duhet të provokohet nga faktorët që kërkojnë të destabilizojnë rajonin, por që kjo çështje të zgjidhet ashtu si i ka hije dy fqinjëve.

​Kurti: Qeveria paraprake në Mali të Zi ishte pro-ruse, presim qeverinë e re për ta diskutuar demarkacionin
Lexo po ashtu ​Kurti: Qeveria paraprake në Mali të Zi ishte pro-ruse, presim qeverinë e re për ta diskutuar demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në katër vjetorin e miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka deklaruar se shumë shpejt Mali i Zi do të ketë një Qeveri të re, me të cilën do mund të bisedohet për dallim nga Qeveria paraprake, që kishte përbrenda elemente pro ruse.

“Pra shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8, 200 hektarë të territorit të Kosovës”, kishte thënë Kurti.

E thotë edhe Gërvalla: Demarkacioni me Malin e Zi nuk ka përfunduar
Lexo po ashtu E thotë edhe Gërvalla: Demarkacioni me Malin e Zi nuk ka përfunduar

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”,  të premtën ka thënë se demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka përfunduar dhe kjo duhet të shënohet në terren nga komisionet shtetërore të dyja vendeve.

Gërvalla ka thënë se Qeveria e Kosovës është e bindur se kjo çështje do të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme në një kohë më të favorshme dhe kur rajoni të jetë më i qetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori