LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës gjatë korrikut janë kryer mbi 17 mijë vizita mjekësore

Në Spitalin e Pejës gjatë korrikut janë kryer mbi 17 mijë vizita mjekësore

Gjatë muajit korrik sikurse edhe në muajt paraprak janë kryer shërbime të shumta në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas kumtesës për media dërguar nga ky spital, gjatë këtij muaji kanë kryer vizita mjekësore 17,872 pacientë, ndërsa që të shtrirë kanë qenë 1,274 pacientë dhe atë 682 nga Komuna e Pejës, 146 nga Komunat Deçan e Junik, 181 nga Komuna e Klinës, 197 nga Komuna e Istogut ndërsa të tjerët nga Komunat tjera të Kosovës.


Të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 24 persona, janë të transferuar 34 pacientë, ndërsa që janë operuar 219 pacientë prej tyre 122 me anestezion.

Numri i lindjeve ka qenë 174 dhe kanë lindur 177 foshnje, nga të cilat 80 të gjinisë mashkullore dhe 97 të gjinisë femërore. Shifrat tregojnë edhe për punën e madhe që është bërë në shërbimet e infermierisë ku janë kryer 29,850 shërbime.

Në muajin korrik numri i atyre që kanë kryer analiza laboratorike ka qenë 1,494 personave që në total kanë kryere 28,614 analiza.

“269 persona kanë dhuruar gjak në muajin korrik që kanë dhuruar 99,400 ml gjak”, thuhet në njoftim.

Sa i përket vizitave mjekësore nëpër departamente më së shumti ka pasur në Departamentin e Kirurgjisë ku janë realizuar 7,221 vizita, Kabinetet e Diagnostikës 6,546, Departamentin e Degëve Internistikës 2,268 ndërsa në Departamentin e Nënës dhe Fëmijëve 1,837 vizita mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori