LAJMI I FUNDIT:

Në Skopje City Mall “Black Friday” vlen edhe për fundjavë

Në Skopje City Mall “Black Friday” vlen edhe për fundjavë

A jeni gati për ngjarjen më të madhe të shopingut për këtë vit? Pushoni mirë, merruni vesht me më të afërmit tuaj për blerje dhe nisuni për në aksion: shoping i paharruar në Skopje City Mall në ditën kur e tërë bota përfshihet nga çmenduria e quajtur BLACK FRIDAY!

Nga nesër, 23 nëntor (e premte) në Skopje City Mall fillon BLACK FRIDAY, çmenduria e shopingut! Le të jetë Skopje City Mall vendi që nuk do të anashkalohet nga të gjithë ju dashamirët e shopingut. Nga ora 10:00 dyqanet e qendrës më të madhe tregtare do të ofrojnë çmime të posaçme për të gjithë blerësit në kuadër të aksionit BLACK FRIDAY për të cilin janë siguruar kushte të shkëlqyera për shoping para festave të Vitit të Ri. Dyqanet e modës, si edhe ato të teknikës së bardhë kanë paralajmëruar ulje çmimesh që do të lëvizin nga -20% e deri më -70%.

Edhe këtë vit paralajmërojmë vazhdimin e zbritjeve për BLACK FRIDAY&Fundjava gjatë tërë fundjavës, deri të dielën, pra 25 nëntor. Pas vizitueshmërisë së madhe dhe interesimit të madh të vitit të kaluar për BLACK FRIDAY, kur për fundjavë kishte më shumë se 100 mijë njerëz, për këtë BLACK FRIDAY presim një numër edhe më të madh vizitorësh që do të blejnë gjithçka që u duhet, me çmime të shkëlqyera. Gjithashtu, janë organizuar edhe aktivitete plotësuese interesante që këndshën do t’i befasojnë vizitorët në këto tre ditë.

Prandaj, bëhuni të parët që do t’i shfrytëzojnë zbritjet e çmimeve. Mos e lëshoni ngjarjen më të madhe të shopingut për këtë vit!

Artikull i sponsorizuar