LAJMI I FUNDIT:

Në Skenderaj bastiset një shtëpi, konfiskohet një armë

Në Skenderaj bastiset një shtëpi, konfiskohet një armë

Policia e Kosovës në orët e mesditës së sotme, në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, me ç’rast urdhër kontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.

“Urdhër kontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në shtëpinë e të dyshuarit H.M. 60 vjeçar, dyshohej për posedim të armës.


Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të shtëpisë ka gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje përkatëse për armë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’./Telegrafi/