LAJMI I FUNDIT:

Në Singapor robotët do të kryejnë punën e policisë, rrugëve do të patrullojnë për të identifikuar shkelësit e mundshëm të ligjit

Në Singapor robotët do të kryejnë punën e policisë, rrugëve do të patrullojnë për të identifikuar shkelësit e mundshëm të ligjit

Singapori është duke menduar një metodë tjetër të mbikëqyrjes, ku me ndihmën e robotëve mëton të “përmirësoj sjelljet e pahijshme” të qytetarëve, siç është pirja e cigares apo mosrespektimi i distancës fizike në kohë pandemie.

Singapori ka testuar programin e ri të survejimit me ndihmën e robotëve me rrota që paralajmërojnë qytetarët që shfaqin “sjellje të pahijshme”, që është edhe një mjet shtesë në arsenalin e mbikëqyrjes në qytetin-shtet që kontrollohet nga autoritetet në çdo metër, transmeton Telegrafi.


Nga kamerat e deri të softueri për identifikimin e fytyrave, Singapori çdo ditë mendon metoda të reja për të mbikëqyrur qytetarët e saj. Kësaj radhe, kanë dërguar robotin që lëvizte rrugëve dhe shesheve ku ishin mbledhur numër i madh i qytetarëve, dhe përmes shtatë kamerave mbikëqyrëse konstatonte nëse kanë kryer ndonjë shkelje të mundshme.

Roboti do të paralajmëroj duhanpirësit që të fikin cigaret nëse i kanë ndezur në vendet ku nuk lejohet, ata që kanë hedhur mbeturina jashtë kontejnerëve do t’ua rikujtoj se është e ndaluar dhe do të kritikoj çiklistët që i kanë lënë biçikletat në vendet që nuk janë paraparë të jenën si parking.

Roboti gjithashtu do të kontrolloj nëse qytetarët po i respektojnë masat e distancës fizike, kjo për shkak të luftës kundër pandemisë së COVID-19. Për dikë roboti është i mirëseardhur, e për të tjerët arsye për frikë për shkelje dhe cenim të privatësisë.

Singapori, është një prej vendeve që më së shumti mbikëqyret nga autoritetet. Në vendin me 5.5 milionë banorë, kanë të instaluar 90.000 kamera të sigurisë, e deri më 2030 këtë numër synojnë ta dyfishojnë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori