LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup prezantohet aplikacioni më i mirë mobil për informimin e të rinjve

Në Shkup prezantohet aplikacioni më i mirë mobil për informimin e të rinjve

Në kuadër të fushatës kombëtare ”Informohu tani”, sot do të prezantohet aplikacioni më i mirë mobil për krijimin e aplikacioneve të këtilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata zbatohet në periudhën prej tetë muajsh (1 tetor, 2016 – 1 korrik, 2017) dhe parasheh një sërë aktivitetesh në nivel lokal dhe kombëtar, me qëllim të qasjes së të rinjve në informacione cilësore virtuale dhe ta ngritë vetëdijen për rëndësinë e informimit rinor virtualisht.


Fushata ”Informohu tani” realizohet me mbështetje të Programit për decentralizim dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së ulët në Francë.

Aktiviteti mbahet në Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinjeringut kompjuterik në Shkup./Telegrafi/