Nën organizimin e Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS) – Sarajevë dhe Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, u mbajt konferenca e tretë ndërkombëtare me temë “Medresetë shqiptare në kohën e sotme: kurrikulat dhe tekstet shkollore”, në të cilën morrën pjesë profesorë, akademikë, punonjës të arsimit islam, si dhe përfaqësues të bashkësive islame nga Maqedonia dhe rajoni.

”Medresetë kanë qenë, janë dhe mbeten institucionet arsimore islame me traditën më të gjatë të mësimdhënies së rregullt në planin fetar e kombëtar dhe që mbajnë në bankat e tyre numrin më të madh të nxënësve e studentëve të interesuar për edukim islam”, ka nënvizuar prof. Dr. Ramiz Zekaj, drejtor i AIITC-së.

Ndërkaq, kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, deklaroi se medresetë në hapësirat shqiptare të Ballkanit kanë luajtur veç të tjerash edhe rolin e kalitjes së personaliteteve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme fetare dhe kombëtare./Telegrafi/