LAJMI I FUNDIT:

Në rrethana të dyshimta, humb jetën një person në Podujevë

Në rrethana të dyshimta, humb jetën një person në Podujevë

Një punëtor i moshës 49-vjeçare, ka humbur jetën në fabrikën e përpunimit të perimeve dhe pemëve, “Jaha Company”, në Podujevë.

“Sot rreth orës 9:45, stacionit i Policisë së Kosovës, në regjionin e Podujevës, është njoftuar për një rast në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, saktësisht në ‘Jaha Company’. Së bashku me emergjencën kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një njeri mashkull, rreth 49 vjet, i cili ka qenë pa ndjenja. Me këtë rast, mjeku i emergjencës e ka informuar për vdekjen e tij”, tha Çitaku


Në vend të ngjarjes kanë dal Policia, inspektoret e punës dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit është hap rasti si vdekje e dyshuar dhe trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Sipas katër dëshmitarëve, viktima është gjetur në mes të traktorit dhe rimorkios, pa u dhënë detaje tjera. /KP/